Policia e Shqipërisë ka zbuluar një arsenal armësh dhe pajisje me mbishkrimin policia në banesë e ish-efektivit të RENEA-s, Remal Rada, i arrestuar një ditë më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në banesë e marrë me qira nga 39-vjeçari, në zonën e quajtur “Selitë e Vjetër” u gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera, tha policia.
Ish-efektivi i RENEA-s Remal Rada bashkë me mikun e tij Elton Hithin u arrestuan një ditë më parë për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit në automjetin me të cilën po lëviznin të sipërpërmendurit u gjet një snajper, targa të huaja, një mjet identifikimi ai ato të Policisë dhe një pult për hapjen dhe mbylljen e targave të mjetit./euronews.al/
Dy aksidente në pak minuta në autostradën Tiranë-Durrës, vet...
NATO: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon konsensusin e 32 ...
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi
Ancelotti: Nuk ka favorit në El Clasico, është një lojë e ko...
Balluku takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbime...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi