Policia e Vlorës ka ndëshkuar dy persona të cilët rrezikuan jetën e pushuesve, duke kryer manovra të rrezikshme me mjete lundruese.
Uniformat blu kanë bllokuar 3 mjete lundruese “Jet ski”, pa dokumentacion.
Mësohet se policia ka marrë njoftim për dy shtetas që kryenin manovra të rrezikshme me mjete lundruese, në det, duke rrezikuar pushuesit.
Pas lokalizimit të mjeteve lundruese u ndëshkuan me masë administrative 10.000 lekë të rinj secili, pronarët e mjeteve lundruese, shtetasit G. Zh., 35 vjeç dhe A. H., 45 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Gjithashtu u bë bllokimi i mjeteve lundruese me të cilët shtetasit G. Zh. dhe A. H. kryen manovra të rrezikshme. Gjithashtu u bllokua një tjetër mjet lundrues, në pronësi të shtetasit A. H., për mungesë dokumentacioni. /Opinion.al
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...