Mamaja e Britney Spears ka reaguar së fundmi ndaj akuzave të këngëtares se ajo së bashku me miken e saj nuk iu gjendën pranë gjatë shtrimit në institucionin e shëndetit mendor në vitin 2019 .
“Britney, unë i kam “të gjitha bisedat” gjithashtu!”shkroi Lynne poshtë fotos që shoqja e Britney, Jansen Fitzgerald, postoi në Instagram Story të hënën për të treguar se ajo i kishte dërguar mesazhe.
“Më trishton fakti që ti mendon se të kanë tradhtuar njerëzit që të duan më shumë! Më lejo të të takoj ! Unë të dua!” shtoi mamaja e saj.
Në mesazhet që Britney i dërgoi Fitzgerald , ajo kërkoi ndihmë për të gjetur një avokat të ri (avokati i saj në atë kohë, Samuel D. Ingham III, ishte caktuar nga gjykata) dhe gjithashtu shprehu shqetësim për drogën litium, për të cilën ajo pretendonte se ishte dhënë kundër vullnetit të saj gjatë kujdestarisë.
Sipas mesazheve të mikeshës , ajo i tha Spears se “duhej të hulumtonte” për mjekimin sepse nuk kishte shumë informacione për të.
Në përgjigje të kërkesës së saj për numrin e telefonit të një burri të quajtur John Bell, Fitzgerald i shkroi se ajo “nuk kishte mundur të merrte numrin e tij këtë javë”, sepse personi i vetëm që ajo njihte që mund ta kishte atë , një grua e quajtur znj. Donna ndodhej jashtë qytetit.
Fitzgerald e shoqëroi pamjen e ekranit me tekstin ku shkruhej: “U përgjigja!! Gjithmonë kam menduar sikur disa nga mesazhet e mia janë fshirë.”
Ajo u tha ndjekësve të saj se zemra e saj ishte “pak e thyer” nga pretendimet se ajo nuk u përpoq të ndihmonte mikeshën e saj të vjetër.
“Ky mesazh së bashku me mijëra mesazhe iu dërguan hetuesit të gjykatës në vitin 2019 për të ndihmuar shoqen time Britney Spears,” shtoi Jansen.
“Nuk e di nëse disa nga mesazhet e miajanë fshirë nga burime të jashtme apo çfarë ka ndodhur, por e di që gjykatat i kishin të gjitha pasi isha shumëe shqetësuar për të dhe ndjeja se mesazhet e mia mund ta ndihmonin çështjen e saj.”
Fitzgerald vazhdoi të pretendonte se ajo dhe Lynne “madje shkuan në New Orleans dhe u takuan me një avokat për ta ndihmuar, sepse e dinin që nuk do i lejonin të qëndronin pranë saj!”/lapsi/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...