Zjarret vazhdojnë të përfshijnën një pjesë të madhe të Greqisë me me frontin e saj më të madh në Parkun Kombëtar Dadia, i vendosur në veri të vendit dhe afër lumit Maritsa.
Në përpjekje të vazhdueshme për të shuar zjarrin, zjarrëfikësit janë në vënë në mbrojtje të tokës pyjorë për të gjashtën ditë me rradhë, transmeton portal arbresh.info
Disa fshatra tashmë janë evakuuar ndërsa më shumë se 6,177 hektarë janë shkatërruar duke shkaktuar një fatkeqësi ekologjike të paprecedentë.
Pylli i Dadias, përveç një ekosistemi të pasur, është i një rëndësie të veçantë pasi është shtëpia e vetme për shkaba e zezë e rrezikuar, ndërsa pret tre nga katër speciet e shkabave në Europë.
Rreth 320 zjarrfikës së bashku me punonjës të bashkisë dhe vullnetarë janë “në luftë me zjarrin”.
Një tjetër zjarr në ishullin Midilli (Lesvos) u kontrollua pas tre ditësh, tha Departamenti i Zjarrfikësve.
Zjarri i detyroi pushuesit dhe banorët të largoheshin nga shtëpitë dhe hotelet e tyre.
Mediat greke kanë raportuar se disa shtëpi janë djegur.
Greqia është duke përjetuar temperatura të larta, ku vetëm të shtunën ato kanë shkuar deri në 42 gradë Celcius./AA/arbresh.info/
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...