Një pjesë e madhe e njerëzve që kanë kaluar Covid-19 kanë simptoma të vazhdueshme edhe pas infeksionit.
Simptomat e zakonshme të raportuara të koronavirusit, të tilla si lodhja dhe gulçimi, kanë një efekt të rëndësishëm në aktivitetet e përditshme të njerëzve, cilësinë e jetës dhe aftësinë për të punuar, transmeton portal arbresh.info
Në studimin e fundit të botuar në “Nature Medicine” janë identifikuar 62 simptoma që lidhjen e koronavirusin e gjatë.
Për studimin janë hulumtuar mbi 450 njerëz në Britani të Madhe me një diagnozë të konfirmuar të koronavirusit, dhe 1.9 milionë njerëz pa histori të mëparshme të koronavirusit.
Disa nga simptomat që gjetën shkencëtarët ishin të pritshme, si humbja e shqisës së nuhatjes, gulçimi dhe lodhja.
Por, ata kanë gjetur se pas 12 javësh shërimi nga koronavirusi, njerëzit kanë përjetuar rënie të flokëve dhe ulje të dëshirës seksuale.
Simptoma të tjera përfshinin dhimbje gjoksi, ethe, mosmbajtje të zorrëve, mosfunksionim erektil dhe ënjtje të gjymtyrëve.
Studimi zbuloi gjithashtu se mosha më e re, gjinia femërore, përkatësia në grupe të caktuara të pakicave etnike, statusi më i ulët socio-ekonomik, pirja e duhanit, obeziteti dhe një gamë e gjerë kushtesh shëndetësore ishin të gjitha të lidhura me një rrezik më të lartë të raportimit të simptomave të vazhdueshme./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...