Google ADS

Kurti: Edhe në lirinë e pasluftës, Adem Demaçi vazhdoi të ishte busull i lirisë

20:43 | 26 Korrik 2022
L G

Në përvjetorin e katërt të ndarjes nga jeta të veprimtarit dhe simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shkruan se emri i tij është sinonim i qëndresës dhe rezistencës në kundërshtimin e pushtetit shtypës jugosllav e serb mbi shqiptarët.

Sipas Kurtit, Demaçi ishte veprimtari më unik dhe më autentik. Idealisti që qëndroi 28 vite në burgjet gjithandej ish-Jugosllavisë, shkruan arbresh.info.

“Emri i Adem Demaçit është sinonim i qëndresës dhe rezistencës në kundërshtimin e pushtetit shtypës jugosllav e serb mbi shqiptarët. Ai ishte veprimtari më unik dhe më autentik. Idealisti që qëndroi 28 vite në burgjet gjithandej ish-Jugosllavisë. Dy prej tyre, Pozharevcin e Nishin, dhjetëfish më pak në kohëzgjatje, do t’i përjetoja edhe unë, pasi isha arrestuar nga policia serbe, ndër tjera edhe si bashkëpunëtor i Adem Demaçit. Aty pashë vendet ku Baca Adem ishte kalitur politikisht, shpirtërisht e fizikisht, duke kujtuar rrëfimet e dëgjuara prej tij për vitet e shumta të kaluara në ato burgje”, shkruan Kurti në Facebook.

Postimi i plotë:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme