Pushimi me fëmijë do të thotë që ju duhet të mbushni një valixhe me gjëra për ta.
Ushqime, lodra, rroba dhe gjëra tjera të nevojshme që do t’ju duhen për fëmijët janë vetëm disa nga gjërat që ju nevoiten, transmeton portal arbresh.info
Me ndihmën e këtyre trukeve ju do të kurseni kohë dhe hapësirë për të bërë gati valixhen tuaj.
Pudër për bebe
Rëra e plazhit mund të hyjë kudo, veçanërisht midis gishtërinjve tuaj. Për të zgjidhur këtë problem dhe për t’u siguruar që fëmijët të mos sjellin ‘gjysmën e plazhit’ në shtëpinë tuaj me këmbë, pudrosni këmbët e tyre dhe rëra do të hiqet shumë më lehtë nga këmbët.
Zgjatues me shumë prize
Pajisjet elektronike janë bërë pjesë e pazëvendësueshme e pushimeve dhe në hotele dhe apartamente mund të ketë shumë pak priza për celularë, pajisje elektrike mbrojtëse kundër mushkonjave, laptopë, tharëse flokësh, bateri kamerash etj. Një kabllo zgjatuese me disa priza do t’ju shpëtojë në situata të tilla dhe nuk do të zërë shumë hapësirë në çantën tuaj.
Paketoni me mençuri
Rrotullimi i rrobave është një mënyrë e shkëlqyer për të mbushur në mënyrë të moderuar hapësirën në çantën tuaj të udhëtimit dhe për të shmangur rrudhosjen e rrobave tuaja. Përveç kësaj, është mirë që në çdo valixhe të vendosni disa rroba të të gjithë anëtarëve të familjes dhe në rast se humbet një nga valixhet, do të keni valixhen tjetër me rroba të nevojshme.
Pelenat janë një vend i mrekullueshëm për të fshehur gjërat
Pelenat janë vendi ideal për të fshehur gjëra me vlerë, pasi për një hajdut do të jetë shumë e vështirë që të gërmojë në pelena. Paketoni të gjitha gjërat me vlerë në një pelenë të pastër dhe mbështilleni në mënyrë që të duket sikur është përdorur. Por, kini kujdes dhe mos harroni atë që keni bërë, që të mos e hidhni atë pelenë në plehra.
Merrni ftohës për pije
Kjo do t’ju shpëtojë sepse uji dhe lëngjet nuk do të nxehen aq shpejt në diell dhe do të bëhen shumë të ngrohta për t’u pirë. Një prind tha se mbulesa të tilla mund të ruajnë temperaturën e pijeve në shishe deri në katër orë. Merrni një qese të vogël termike në të cilën do të mbani ushqimin./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?