Gjatë javës së ardhshme fillon instalimi i njehsorëve për ngrohje

15:34 | 26 Korrik 2022
K.B

Gjatë javëve në vazhdim, qytetarëve në Prishtinë do t’iu duhet që të jenë brenda shtëpisë 30 minuta.

Kjo për shkak se do të instalohen njehsorët për ngrohje.

“Instalimi i njehsorëve për ngrohje fillon nesër. Kjo video shpjegon tërë procesin në vetëm dy hapa. Krejt çka duhet nga ju, është që gjatë javëve në vijim, të jeni në shtëpi për vetëm 30 minuta sa zgjat instalimi”, ka njoftuar Millennium Foundation Kosovo, që e kryen këtë punë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme