Është duke vazhduar fushata e dezinsektimit kundër rriqrave, në zonat endemike në komunën e Malishevës, në kuadër të realizmit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK).
Kjo fushatë e dezinsektimit, sipas komunikatës, është duke vazhduar dhe po realizohet sipas planifikimit në zonat që konsiderohen endemike dhe në zonat ku janë shënuar më shumë raste të thumbimeve nga rriqrat.
“Sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës me EHKK në Komunën e Malishevës, realizimi i fushatës së dezinsektimit, është duke vazhduar sipas planifikimit dhe deri më tani nuk janë shënuar pengesa në realizimin e dezinsektimit, si dhe kjo është pritur mirë nga ana e qytetarëve në vendbanimet ku është realizuar dezinsektimi.”, është bërë e ditur në komunikatë.
Pavarësisht rasteve të thumbimeve nga rriqrat, të cilët janë bartës të virusit të EHKK, deri më tani nuk është shënuar asnjë rast i infektimit me këtë virus./21Media
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll
Hamasi: Jemi të përkushtuar për marrëveshjen e armëpushimit ...
Çështja e emigrantëve, Hasani për ANSA-n: Të përkushtuar nda...
Hapja e fabrikës për municion, Maqedonci: Jemi koordinuar me...
Miratohet Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 203...