Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka përkujtuar sot zyrtarin policor, Enver Zymberi në 11 vjetorin e rënies së tij në krye të detyrës.
Sveçla përmes një shkrimi në “Facebook”, tha se në 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale të drejtuara nga Serbia, së bashku me kolegët e tij nga Policia e Kosovës kanë udhëtuar drejt vendit të rënies së tij ku vendosën buqetë lulesh, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potok, në afërsi të fshatit Zubç.
“Historia e shtetndërtimit tonë mbanë emrin e Enver Zymberit, si dëshmor në përpjekjet për shtrirjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit tonë. Të gjithë ne, Policia e Kosovës dhe kolegët e tij bartin kujtime e krenari për Enverin duke rikujtuar po ashtu të gjithë ne thirrjen për drejtësi për vrasjen e tij”, tha Sveçla.
Ai theksoi se gjeneratat e Policisë kanë shembullin më të mirë të një zyrtari policor, që nuk hoqi dorë nga betimi i tij si polic deri në momentet e fundit të jetës së tij.
“Lavdi Enver Zymberit dhe gjithë zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës!”./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...