Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar shoferin e veturës e cila u përfshi në aksidentin me fatalitet që ndodhi dje në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
I njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.
Rasti është nën hetime
“Rr. e Fshatit Llovcë-Pogragjë, Gjilan 25.07.2022 – 14:00. Në aksident trafiku janë përfshi një automjet transportues civil dhe një veturë civile. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i automjetit transportues viktima mashkull Kosovar”.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Ndërsa vozitësi i veturës civile mashkull kosovar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin policor. /arbresh.info/
Policia kontrolli një lokal në Pejë, arrestoi një person – i...
Vëllai i Madh liron nga kafazi banorët pas 24 orëve
Policia “rrjep” me gjoba qytetarët, Jashari: Prioriteti i ty...
Izraeli sulmon Bejrutin, Hezbollahu bazat ushtarake izraelit...
Galatasaray i vendosur ta thyej rekordin e transferimeve në ...
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...