Shoferi i autobusit në Prizren e hap derën aksidentalisht derisa ishte në lëvizje, një grua bie dhe lëndohet

09:38 | 26 Korrik 2022
E.H

Një grua është lënduar në Prizren pasi ka rënë aksidentalisht nga autobusi derisa ai ishte në lëvizje, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, shoferi i autobusit dyshohet se nga neglizhenca-pakujdesia derisa ishte në lëvizje ka hapur derën e autobusit, dhe kështu pasagjerja që ndodhej në autobus ka rënë duke pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa rasti vazhdon me procedurë të rregullt.

“Rr. Hasan Prishtina, Prizren 25.07.2022-15:35. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, dyshohet nga neglizhenca-pakujdesia derisa ishte në lëvizje ka hapur derën e autobusit dhe për pasojë viktima femre kosovare e cila ishte në autobus ka rënë nga autobusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal dhe vazhdon të trajtohet. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme