Google ADS

Artistja shqiptare pranon letër nga Shtëpia e Bardhë

08:41 | 26 Korrik 2022
A. B.

Regjisorja dhe autorja e njohur shqiptare, Hana Noka, e cila jeton dhe vepron në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka njoftuar se është duke realizuar një projekt të ri shumë të veçantë.

Noka përmes një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se i kishte shkruar një letër më parë Shtëpisë së Bardhë, presidentit amerikan Joe Biden, duke e falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën dhe tani Biden ia ktheu asaj letrën, shkruan arbresh.info

Në të Biden e falënderonte shqiptaro-amerikanen për idetë dhe gjërat që ajo i kishte ndarë në letrën e nisur drejt tij, duke shtuar se gjërat e tilla janë një inspirim për të.
“Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”, ka shkruar Biden.

Ndërsa, Noka ka thënë se është shumë e lumtur që e ka marrë këtë letër nga Biden

“I shkrova si një shqiptare/amerikane për të shprehur sa mirënjohëse jam për gjithë mbështetjen e tij për atdheun tim Kosovën që nga viti 1999! E informova edhe për projektet e mia dhe përkushtimin tim për të kthyer kontributin tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pasi po përballemi me një kohë shumë sfiduese, por së bashku – jemi më të fortë”,ka shkruar Noka në Facebook.

Kjo është letra e plotë që Hana Noka pranoi nga Shtëpia e Bardhë:

“E dashur Hana, faleminderit që gjetët kohë për të ndarë mendimet tuaja me mua. Të dëgjoj individë të pasionuar si ti më frymëzon çdo ditë dhe mirëpres mundësinë për t’iu përgjigjur letrës suaj.

Vendi ynë përballet me shumë sfida dhe rruga që do të kalojmë së bashku do të jetë një nga më të vështirat në historinë tonë. Pavarësisht këtyre kohërave të vështira. Nuk kam qenë kurrë më optimist për të ardhmen e Amerikës. Unë besoj se ne jemi më të pozicionuar se çdo vend në botë për të udhëhequr në shekullin 21 jo vetëm nga shembulli i fuqisë sonë, por edhe nga fuqia e shembullit tonë.

Ndërsa ne mund të mos biem gjithmonë dakord se si të zgjidhim çdo çështje, unë zotoj të jem një President për të gjithë amerikanët. Jam i bindur se mund të punojmë së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët për ta bërë Amerikën një komb më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurtë.

Derisa ne ecim përpara për të trajtuar çështjet komplekse të kohës sonë. Ju inkurajoj të mbeteni një pjesëmarrëse aktive për të ndihmuar në shkrimin e kapitullit tjetër të madh të tregimit amerikan. Ne kemi nevojë për ju, për guximin dhe përkushtimin në këtë kohë kritike dhe ne duhet ta kemi këtë moment së bashku si Shtete të Bashkuara të Amerikës. Nëse e bëjmë këtë, besoj se ditët tona më të mira janë ende përpara”. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme