Google ADS

SHBA i bën thirrje Kinës të rrisë presionin ndaj Mianmarit

08:05 | 26 Korrik 2022
K.B

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës që të rrisë presionin ndaj Mianmarit, pas ekzekutimit të katër aktivistëve për demokraci nga junta ushtarake.

Mianmari njihet ndryshe edhe si Burma.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka thënë se Kina mund të ketë ndikim në Mianmar, më shumë sesa çdo vend tjetër.

“U bëjmë thirrje shteteve në gjithë botën që të veprojnë kështu. Ne po ashtu do të bëjmë më shumë”, ka thënë ai.

Mirëpo zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Zhao Lijian, ka thënë se Kina nuk përzihet në çështjet e brendshme të shteteve tjera.

I pyetur për ekzekutimet, Lijian ka thënë se Mianmari duhet të përdorë ligjet dhe kushtetutën për të zgjidhur dallimet.

Prince ka thënë se nuk mund të pretendohet kinse nuk ka ndodhur asgjë.

Ai ka kërkuar që të gjitha shtetet të ndalojnë shitjet e pajisjeve ushtarake në Mianmar dhe të përmbahen “nga dhënia e çfarëdo besueshmërie ndërkombëtare për regjimin ushtarak”.

Ai ka thënë se SHBA-ja është duke shqyrtuar “të gjitha mundësitë” për të bllokuar të hyrat e regjimit.

Dy aktivistët, Kyaw Min Yu dhe Phyo Zeya Thaw, janë arrestuar pas puçit ushtarak të vitit të kaluar, nën akuzat për kryerje të “akteve terroriste”.

Ata janë dënuar me vdekje në një gjykim me dyer të mbyllura, të cilin aktivistët për të drejta të njeriut e kanë konsideruar të padrejtë.

Më pak dihet për dy aktivistët tjerë: Phyo Zeya Thaw dhe Ko Jimmy.

Ekzekutimet janë kritikuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar. /rel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme