Google ADS

Osmani dhe Kurti sot takohen me sekretarin amerikan, Antony Blinken

07:29 | 26 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ditën e djeshme, kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Uashington D.C. ata do të marrin pjesë në ceremoninë e organizuar në Kongresin amerikan për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit, për Programin Kompakt të Kosovës, shkruan arbresh.info.

Të parët e shtetit,  gjatë vizitë në ShBA do të kenë takime me zyrtarë të lartë të ShBA-së.

“Në Departamentin Amerikan të Shtetit, do të kemi nderin të pritemi nga Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sot në orën 16:30, sipas kohës lokale në Ëashington D.C. Së bashku me Kryeministrin Kurti, në këtë takim do të fokusohemi në thellimin e partneritetit strategjik me SHBA, duke adresuar sfidat me të cilat po ballafaqohet rajoni ynë, reformat që po i ndërmarrin institucionet tona si dhe fuqizimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe përkrahjen e Shteteve të Bashkuara”,  ka shkruar Osmani në “Facebook”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme