SHBA së fundmi ka regjistruar 4 raste me li të majmunit tek fëmijët, ndërsa OBSH ka shpallur nivelin më të lartë të paralajmërimit.
Në Kroaci së fundmi janë 10 raste të konfirmuara me li të majmunit, trasnemton portal arbresh.info
“Aktualisht kemi 10 raste të konfirmuara, një pjesë lidhet me udhëtimet dhe pjesa tjetër është e konfirmuar në vend. Është e ngjashme me vendet e tjera. Janë persona më të rinj, nga mosha 30 deri në 50 vjeç, me simptoma të lehta klinike pa nevojë për trajtim spitalor”, ka shpjeguar epidemiologia Goranka Petroviq.
Sipas saj, të gjithë mund të infektohen me këtë virus.
“Lia e majmunit mund të infektojë tjetrin duke u përqafuar, puthur, përkëdhelur, ushqyer një fëmijë nëse personi që e ushqen është i infektuar. Gjithashtu mund të infektohet nëse ka kontakt më të gjatë ballë për ballë në një distancë prej më pak se një meter”, tha ajo.
“Është e rëndësishme që kjo sëmundje të mos i atribuohet orientimit seksual”, thekson ajo.
Është e rëndësishme të ndërgjegjësojmë mjekët tanë, shton Petroviq, se në rast të skuqjes së lëkurës të mendojnë edhe për linë e majmunit.
“Në fillim simptomat janë si gripi dhe më pas një deri në tre ditë më vonë shfaqet një skuqje, e cila shfaqet konkretisht në fytyrë dhe më pas zbret në ekstremitete”, shpjegon ajo./arbresh.info/
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj