Shpërthen vullkani në ishullin perëndimor të Japonisë

22:57 | 25 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Një vullkan në ishullin kryesor perëndimor të Japonisë, Kyushu, shpërtheu të dielën në mbrëmje, duke lëshuar tym të zi.

Megjithatë, nuk është raportuar për dëmtime ose lëndime të menjëhershme, transmeton portal arbresh.info

Vullkani, i cili quhet Sakurajima dhe ndodhet në majën jugore të Kyushu pranë qytetit të Kagoshima, shpërtheu rreth orës 20:05, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze (JMA).

Sakurajima është një nga vullkanet më aktivë të Japonisë dhe shpërthime të niveleve të ndryshme ndodhin rregullisht. Në vitin 2019 ajo hodhi hi 3.4 milje të lartë.

Rregullatorët bërthamorë thanë se nuk u zbuluan parregullsi në centralin atomik Sendai, i cili ndodhet rreth 31 milje nga vullkani.

Pjesa më e madhe e qytetit të Kagoshima është përtej gjirit nga vullkani, por disa zona të banuara brenda rreth 1.9 milje nga krateri mund të urdhërohen të evakuohen në varësi të situatës, tha NHK./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme