Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Rusia po zhvillon një “luftë të hapur gazi” kundër Evropës.
“Edhe pavarësisht koncesionit për turbinën Nord Stream, Rusia nuk do të rifillojë furnizimin me gaz për vendet evropiane, siç është e detyruar kontraktualisht të bëjë. E gjithë kjo është bërë nga Rusia qëllimisht për ta bërë sa më të vështirë për evropianët që të përgatiten për dimër”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës.
“Kjo është një luftë e hapur gazi që Rusia po bën kundër një Evrope të bashkuar – pikërisht kështu duhet të perceptohet”, shtoi ai.
Zelensky vazhdoi duke thënë se masa e fundit e Moskës ishte pjesë e një sfere më të gjerë veprimesh që ai tha se ishin “forma terrori”.
“Atyre nuk u intereson se çfarë do të ndodhë me njerëzit, si do të vuajnë – nga uria për shkak të bllokimit të porteve apo nga i ftohti i dimrit dhe varfëria… Ose nga okupimi”, tha Zelensky./21Media
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...