Atifete Jahjaga i viziton gratë afgane që janë të strehuara në Shëngjin

19:37 | 25 Korrik 2022
A Z

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka qenë sot në Shëngjin dhe është takuar me gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.

Jahjaga , me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se për të ishte kënaqësi të takohej dhe të bisedonte me gratë të cilat kishin funskione të rëndësishme shtetërore në Afganistan si deputete, prokurore e gjenerale.

Postimi i plotë:

Sot në Shëngjin takova gratë afgane të ardhura në Shqipëri gjatë vitit të kaluar.
Edhe pse do të doja që ky takim të ishte në rrethana tjera, ishte kënaqësi të takoj dhe të bisedoj me gra të cilat deri në marrjen e pushtetit nga talebanët ushtronin funksione të rëndësishme shtetërore në Afganistan si deputete, prokurore e gjenerale.
Gjatë bashkëbisedimit, ndava të kaluarën e hidhur të Kosovës si dhe shpalosa rrugën që populli ka ndjekur deri në liri dhe pavarësi.
Fatkeqësisht, gratë vazhdojnë të jenë më të atakuarat në rrethana konflikti dhe dhune. Por, nuk duhet nënvlerësuar roli kritik që gratë kanë në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin demokratik të çdo shoqërie.
Falenderoj Vital Voices që mundësoi realizimin e këtij takimi si dhe shpreh vlerësimin më të lartë për shtetin amerikan dhe shtetin shqiptar në strehimin dhe daljen në ndihmë këtyre grave, familjeve të tyre dhe të gjithë emigrantëve të tjerë./arbresh.info/

Të ngjashme