Gabimi që bëjnë të gjithë me furçën e dhëmbëve

16:14 | 25 Korrik 2022
Xhejlane Haliti

Furça e dhëmbëve është një nga artikujt që përdorim çdo ditë pasi është thelbësore për higjienën orale. Megjithatë, shumë e bëjnë gabimin duke e ruajtur pas çdo përdorimi.

Edhe nëse mendoni se po mbroni veten duke e veshur çdo herë kapakun e saj, e keni gabim.

Shkencëtarët theksojnë: “Duke përdorur një kapak furçe dhëmbësh, ju nuk po mbroni furçën tuaj të dhëmbëve, por në vend të kësaj krijoni një mjedis ideal për rritjen e baktereve që duan lagështi”.

Është më e sakta, siç thotë Shoqata Amerikane e Stomatologjisë, të lini furçën tuaj të dhëmbëve në një mjedis të hapur dhe në një pozicion vertikal, në mënyrë që të thahet plotësisht ndërmjet përdorimit. Gjithashtu duhet të siguroheni që furçat e dhëmbëve të mos prekin njëra-tjetrën në mënyrë që bakteret të mos transferohen nga njëra tek tjetra.

Por kujdes! Shkencëtarët theksojnë se problemin më të madh për higjienën e furçës së dhëmbëve e shkakton tualeti. Kur tërhiqni rubinetin, shumë baktere hidhen me shpejtësi të madhe në të gjitha drejtimet.

Prandaj, nëse e keni furçën e dhëmbëve në një vend të dukshëm, ekziston rreziku i infeksionit. Idealja, pra, është ta keni në një vend jashtë tualetit dhe siç thamë, pa kapakun që përdoret kryesisht gjatë udhëtimeve./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme