Një ditë pasi përfundoi detyrën si Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, është kthyer në partinë të cilën e krijoi 18 vite më parë, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe sërish ka marrë kartën e anëtarësisë së kësaj force politike.
ILIR META
ISH-KRYETAR I LSI“Një ditë e re, një agim i ri dhe një rrugë e re.”
Meta ka vlerësuar rolin e LSI përgjatë këtyre viteve si forca që ka ndihmuar procesin e integrimit, duke theksuar se sot realiteti i ri politik kërkon një strategji të re.
“Kemi një ndryshim të rrethanave historike. Nuk është më një forcë politike që mund të ndryshojë fatet e vendit, siç ishte misioni i LSI-së, për të qenë një forcë për të zhbllokuar ngërçet. Ka ardhur momenti për ndryshimin e sistemit në vend.”
Për herë të parë themeluesi dhe udhëheqësi i LSI Ilir Meta, ka folur për krijimin e një partie të re.
“Partia e referendumit na pret përpara, është partia e popullit të 2 marsit, kjo zgjidh çdo problem.”
Meta shpjegoi se kjo parti e re synon që në çdo vendimmarrje të aplikojë referendumin.
“Referendumi do jetë shpata e Demokleut mbi gjithë politikanët e papërgjegjshëm, politikanët që abuzojnë me besimin e popullit të Shqipërisë.”
Lëvizja Socialiste për Integrim u themelua nga Ilir Meta në vitin 2004 dhe deri sot ia ka dalë të jetë forca e tretë politike në vend e në disa beteja zgjedhore ka qenë edhe forca që ka përcaktuar fatin e qeverisjes së vendit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare LSI pësoi një rënie të fortë nga 19 deputetë që ka pasur legjislaturën e kaluar, në 25 prill arriti të merrte vetëm 4 deputetë.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...