Situata e krijuar në Dover dhe Folkstone, në tunelin La Mansh, që lidh Britaninë e Madhe me Francën, duket se ka eskaluar pas pritjeve të gjata, shkruan DailyMail.
Zyrtarët francezë kanë arritur në pikën ku kanë nisur që të ironizojnë dhe të tallen me Londrën, duke pretenduar se e vetmja mënyrë për të zgjidhur situatën e mjerueshme të mijëra pushuesve anglezë, është që Britania e Madhe t’i bashkohet sërish zonës Shengen.
Deklaratat erdhën vetëm pak minuta pasi pushuesit u paralajmëruan se do të presin në radhë të gjata për pjesën tjetër të verës. Shefat e kufirit në të dy anët e Kanalit pritet të takohen të hënën për të diskutuar se si të shmangen radhët e gjata përpara fundjavës, transmeton arbresh.info.
Ish-sekretari i Jashtëm Jeremy Hunt tha sot se Franca po dënon Britaninë për Brexit dhe mban inat kundër Boris Johnson për realizimin e tij. Ndërkohë, në një kundërpërgjigje François Decoster, nënkryetari i rajonit Haute-de-France, i cili përfshin Calais, tha se Mbretëria e Bashkuar ishte kthyer 30 vite mbrapa për shkak të Brexit.
Ai vijoi më tej duke sugjeruar që Mbretëria e Bashkuar t’i kërkojë BE-së që t’i lejojë ata të ribashkohen në sistemin e lëvizjes së lirë “Shengen”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...