Google ADS

Policia Rajonale e Ferizajt takon përfaqësuesit e gastronomisë

13:39 | 25 Korrik 2022
K.B

Komandatët e stacioneve policore në Ferizaj, Shtërpcë dhe Hani ELezit, kanë mbajtur takime me përfaqësuesit e lokaleve të gastronomisë dhe inspektorët e komunës.

Në këto takime, veç tjerash është diskutuar situata e sigurisë në këto komuna, e cila është vlerësuar të jetë e qetë, stabile dhe e menaxhuar, nuk ka ndonjë informacion që do të rrezikonte situatën e sigurisë në këto komuna, por është e nevojshme që të merren masa shtesë për respektimin e ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, me theks të veçantë :

Respektimi i Ligjit për Rend dhe Qetësi Publike, në lidhje me muzikat dhe zhurmën e lartë në disa lokale,

Respektimi i rregullorës së komunave lidhur me orarin e punës në lokalet e gastronimisë,

Respektimi i ligjit për të huajt (pronarët e hoteleve dhe moteleve janë të detyruar të regjistrojnë klientët e tyre që vijnë nga jashtë – shtetasit e huaj).
Lirimin e hapësirave publike nga shitësit ambulantorë, që janë pengesë për qarkullimin e lirë të qytetarëve në rrugë,

Si dhe Parkingjet e parregullta të automjeteve,

Policia i ka njoftuar të gjithë, se i kanë marrë masat e nevojshme me plan operativ gjatë sezonit të verës në parandalim të këtyre dukurive negative, që bien ndesh me ligjet dhe rregulloret e komunave përkatëse dhe se policia ka shtuar personelin e sajë në detyrë.

Bashkarisht u dakorduan, që të merren masa të nevojshme dhe secili të kontribuojë që kjo verë të kalojë me sa më pakë incidente.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim. Nëse kanë informacione për personat/lokalet që prishin rendin dhe qetësinë publike, që nuk respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, por nëse kanë iformacione edhe rreth kriminalitetit në përgjithësi, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme