Arrestohet mërgimtari nga Gjermania

10:02 | 25 Korrik 2022
arbresh.info

Një mërgimtarë nga Gjermania është arrestuar mesditën e së dielës pasi dyshohet se ka gjuajtur me armë zjarri.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 7 gëzhoja, poashtu nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas, një karikator dhe 23 fishekë.

RAPORTI

Rr. Nënë Tereza, Gjilan 24.07.2022 – 12:18.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Gjermanisë nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në ajër, njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale 7 gëzhoja, po ashtu nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas, një karikator dhe 23 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari  lirohet, rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme