Meta nuk planifikon t’i ndahet politikës, LSI gati për rikthimin e tij

09:46 | 25 Korrik 2022
A. B.

Ish presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e ka nisur ditën duke kujtuar 2 marsin.

Në mesazhin e tij krahas fotos me ambasadorin Agim Nesho, Meta në një postim në “Facebook” shkruan  se është koha për veprim.

“I lumtur ta nisja këtë ditë të re me Ambasadorin, Agim Nesho. Kujtuam 2 Marsin dhe ramë dakord se është Koha për Veprim. Një ditë e re, një rruge e re”, shkruan Meta.

Meta ka bërë me dije se me mbylljen e mandatit 5 vjeçar në presidencë do t’i rikthehet politikës aktive. Pikërisht sot, një ditë pasi Meta i dorëzoi stafetën Bajram Begajt, LSI mban Konventën Kombëtare. Funksionarët e partisë janë shprehur se rikthimi i Metës është i nevojshëm për vetë LSI-në, por edhe opozitën.

Kujtojmë se sot në orën 19:00 do t’u drejtohet anëtarëve të LSI, në punime e Konventës së Partisë që vetë ka rithemeluar. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme