Google ADS

Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet gjilanasi

08:47 | 25 Korrik 2022
A. B.

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 24/07/2022 ka pranuar një informatë se në Gjilan rruga e Prishtinës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Patrulla policore ka arritur që të lokalizoj vendin e ngjarjes, ku ka takuar të dyshuarin Shqiptar Kosovar E.I. (1959).

Në vendin e ngjarjes janë gjetur prova materiale se i dyshuari gjatë një ahengu familjar ka shtënë disa herë me armë zjarri.

Arma e llojit ,,Below’’TR17 së bashku me gëzhojat të armës përkatëse janë konfiskuar si dëshmi materiale për Gjykatë.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti me kallëzim penal për veprat penale ,,Armëmbajtje pa leje’’, ,,Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’’ dhe ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ të procedohet së bashku me provat në Prokurorinë Themelore në Gjilan.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan vazhdon me kampanjën vetëdijëdiësuese duke u bërë thirrje dhe apeluar tek të gjithë qytetarëve që të festojnë me zemër, jo me armë. Sa më pak armë, më pak viktima. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme