Papa Françesku u largua nga Roma të dielën për një udhëtim njëjavor në Edmonton, Kanada, ku do të kërkojë falje për rolin e Kishës Katolike në abuzimin e fëmijëve indigjenë kanadezë në shkollat rezidenciale.
Vatikani e ka quajtur udhëtimin një “pelegrinazh pendimi” dhe Papa do të mirëpritet në Edmonton të dielën nga kryeministri Justin Trudeau dhe Mary Simon, Guvernatore e Përgjithshme e Kanadasë, shkruan CNN.
Gjatë qëndrimit në vend ai do të takohet me grupe indigjene dhe do të trajtojë skandalin e abuzimit dhe fshirjes së kulturës autoktone në shkollat rezidenciale të vendit, transmeton arbresh.info.
Udhëheqësit indigjenë kanë kërkuar prej kohësh një falje papale për dëmin e shkaktuar për dekada me radhë fëmijëve indigjenë. Vitin e kaluar, qindra varre të pashënuara u zbuluan në terrenin e ish shkollave rezidenciale në British Columbia dhe Saskatchewan.
Komisioni i Kanadasë për të Vërtetën dhe Pajtimin ka raportuar se më shumë se 4,000 fëmijë indigjenë vdiqën ose nga neglizhenca ose abuzimi në shkollat rezidenciale, shumë prej të cilave drejtoheshin nga Kisha Katolike.
Në prill, Papa u tha udhëheqësve indigjenë në Vatikan se ai ndjen “dhimbje dhe turp për rolin që një numër katolikësh, veçanërisht ata me përgjegjësi arsimore, kanë pasur në të gjitha këto gjëra që ju kanë plagosur, në abuzimet që keni vuajtur dhe mungesa e respektit të treguar për identitetin tuaj, kulturën tuaj dhe madje edhe vlerat tuaja shpirtërore.”/arbresh.info/
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...