Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është ndarë i kënaqur me faktin se Erling Haaland ia doli të shënonte në ndeshjen e tij në fitoren ndaj Bayern Munich në Green Bay.
Norvegjezi luajti 40 minuta kundër Bayern Munich – ndeshja e tij e parë për klubin anglez dhe shënoi golin e vetëm të ndeshjes në fitoren 1-0.
Guardiola ka thënë se beson se Haaland do të jetë edhe më i rrezikshëm kur të ketë më shumë kohë në terrenin stërvitor.
“Ai shënoi një gol që është i rëndësishëm, këto lloj golash para portierit – ai është gjithmonë aty”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Minutat e para, ai ka nevojë për më shumë ritëm dhe kohë, por tashmë ai kishte 45 minuta që është mirë për të”.
“Do të shohim se si do të reagojë ndaj ngacmimeve që pati në javët e mëparshme”.
“Pasi të kthehemi, kemi javë të gjata për t’u përgatitur çdo ndeshje të fundjavës. Në ato dy ose tre javë ne do të marrim formën më të mirë”, ka përfunduar trajneri i Cityt. /arbresh.info/
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...