Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka falënderuar deputetët e Kuvendit për miratimin e Ligjit për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale dhe Skemën e Grantit të bazuar në Performancë.
“Projektligji për Performancë është hartuar në bazë të prioriteteve strategjike të Qeverisë, dhe në pajtim me planin legjislativ të vitit 2021-2022, gjatë zhvillimit të punës në komisionet përkatëse, parlamentare, Ministria e Administrimit dhe Pushtetit lokal ka dhënë të gjitha kontributetet e saj për të ofruar sqarimi i kërkuar, dhe ekspertizën konkrete për terren, për këtë ligj”, tha Krasniqi në një konferencë për media.
“Votimi i këtij ligji nënkupton një mundësi shtesë për zgjerimin e kornizës juridike të pushtetit lokal në Kosovë, me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve të komunave për ofrimin e shërbimeve publike brenda kompetencave të tyre vetanake. Ky ligj do të rregullojë plotësisht aspektin juridik të sistemit për menaxhimin e performancës komunale”, u shpreh tutje ministri.
Megjithatë, Krasniqi tha se për dy Projektligjet tjera që nuk janë miratuar ende, ai për Vetëqeverisje Lokale dhe ligji për Festat Zyrtare, nuk po miratohen për shkak të mosvotimit nga deputetët e Listës Serbe.
“Ky ligj (Vetëqeverisja Lokale) bën pjesë në ligjet vitale dhe na duhen edhe votat e komuniteteve. Fatkeqësisht, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk duan të votojnë. Ata nuk ka ndonjë kërkesë specifike për ligjin, por thjesht nuk po marrin pjesë në seancë kur votohet”, u shpreh ministri. /arbresh.info/
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...