Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 03:20 të mëngjesit, ka pranuar një informacion se në rrugën “Brahim Ademi”, tek “Parku i Lirisë” në Ferizaj është një person i dyshimtë dhe se kishte zhurmë në atë pjesë.
Policia i ka marr masat e nevojshme dhe menjëherë ka dalë tek ” Parku i Lirisë”, ku ka hasur në personin me inicialet L.M ( M/K) i moshës 25 vjeçar, i cili ishte duke përdorur substancë narkotike të llojit marihuanë. Gjatë legjitimimit dhe kontrollimit të tij, i janë gjetur tri cigare të mbështjellura me marihuanë, një qese e mbështjellur me marihuanë, një peshore digjitale për matjen e narkotikëve dhe një mulli i vogël për bluarje.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policia, me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i njëjti është liruar për procedurë të rregullt, për hetim nga Njësia e Hetimeve, ndërsa rasti është cilësuar ”Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge” . /arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës