Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump mund të kandidojë sërish për këtë post në vitin 2024.
Gjatë një fjalimi të mbajtur në Arizona, Trump la të kuptohej se gjendja aktuale në SHBA është e trishtë dhe rrerthanat mund ta detyrojnë që të kandidojë sërish, shkruan Daily Mail.
“Garova dy herë, fitova dy herë, dhe herën e dytë mora shumë më tepër vota se herën e parë, më shumë se kushdo president tjetër në detyrë në historinë e Amerikës. Tani, mund të na duhet ta bëjmë sërish. Dua të them, shikoni se çfarë i ndodhi shtetit tonë në më pak se dy vite, duket tjetër vend komplet. Është e trishtë ta shohësh këtë”, u shpreh ai.
Trump vijon të pretendojë se zgjedhjet e vitit 2020 iu vodhën, pavarësisht se gjykatat tashmë e kanë hedhur poshtë këtë pretendim.
Partia Republikane vijon të jetë e ndarë, pasi ish-zëvendës presidenti Mike Pence mbajti një tubim paralel në Arizona, në mbështetje të kandidates republikane për guvernatore, Karrin Taylor Robson./euronews.al/
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni