Meta: Ishte nder dhe privilegj të shërbeja këto 5 vite

08:26 | 24 Korrik 2022
A Z

Disa orë para se t’i dorëzojë presidencën Bajram Begajt, presidenti Ilir Meta ka bërë përshëndetjen e tij të fundit si president i Republikës në Shqipërisë, me një foto zyrtare me fëmijët e tij.

Meta shkruan se, ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

🇦🇱 Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të shërbeja këto pesë vite si President i Republikës të Shqipërisë.
Uroj për atdheun dhe kombin tonë më të mirën! Paqe dhe mbarësi për çdo familje shqiptare!
Zoti e bekoftë Shqipërinë./arbresh.info/

Të ngjashme