Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës janë bërë shkaktar i zjarreve masive që po ndodhin në rajon e botë.
Në Kosovë ende nuk ka ndodhur ndonjë shpërthim i zjarreve në male dhe pse gjatë viteve të kaluara një numër i madh i maleve janë djegur si pasoj e motit të nxehtë.
Por, për ndonjë rast të tillë zjarrfikësit e Kosovës janë të gatshëm për intervenime.
Arbresh.info ka kontaktuar me Mal Gashin udhëheqës i zjarrfikëseve për rajonin e Prishtinës.
Ai tha së janë në gjendje gatishmërie për çdo lloj intervenimi.
“Ne jemi të gatshëm dhe jemi në gjendje gatishmërie gjithmonë 24 orë për çfarëdo lloj intervenimi që paraqitet. Prej muajit janar e deri me tani i kemi mbi 900 intervenime”, tha Gashi.
Sipas Gashit intervenimet e zjarrfikëseve janë të ndryshme dhe problemi i vetëm është personeli.
“Intervenimet janë të ndryshme, ka intervenime në objekte, në automjete të komunikacionit, shërbime të zjarreve fushore që në këto zjarre fushor hyjnë këto zjarre që janë tashmë aktuale, male, bari i thatë, hamullorë dhe mbeturina. Zjarret paraqesin problem sepse personeli është shumë i vogël në krahasim me standardet që kemi dhe në krahasim edhe me intervenimet”, deklaroi Gashi për arbresh.info.
I pyetur se a kanë kapacitet për shuarjen e zjarreve që mund të ndodhin në male Gashi tha se standardet i kanë deri diku por nëse shfaqen disa intervenime për një kohë të shkurtër ndodh që mos të bëhet intervenimi.
“Ne i kemi kapacitetet deri diku por në çështjen më të dobët që e kemi në këtë çështje është personeli. Ne intervenojmë dhe i ndalim ato por në qoftë se këtë sezon fillon sikur vitet e kaluara që dinë me u shfaq 6-7 intervenime brenda një intervali të shkurtër kohor ka mundësi edhe që nuk mund të shkojmë në atë intervenim ose të shkojmë me vonesë”, tha tutje Gashi.
Në statistikat e vitit 2021 kanë ndodhur 2177 intervenime mes tyre 1107 kanë qenë zjarre të hapura.
“Nuk mund të them vetëm se ka pas temperatura të larta ka pasur djegie fushore sepse nuk është konstatuar a është vetëndezje, por kjo nënkupton që ato zjarre që kanë ndodh janë nga faktori njëri, ndoshta pa vetëdije por që kanë ndodhë nga faktori njëri. Dhe vitin e kaluar në gjithë totalin kemi pas 2177 intervenime 1107, kanë qenë me zjarre të hapura që nënkupton që aty ka pasur mbeturina, bari i thatë, mal dhe hamullore. Muajt më të theksuar që kanë qenë me zjarre fushore kanë qenë muaji korrik, gusht dhe shtatore. Këta janë muajt sezonal që na ngritin numrin e intervenimeve e zjarreve në sipërfaqet e hapura”, shprehet Gashi.
Në fund ai apeloi te qytetarët që të mos bëjnë panik dhe të kenë kujdes të shtuar.
“Mos të bëhet ndonjë lloj paniku por vetëm të kenë kujdes të shtuar se në këto temperatura të larta një shkëndijë sado e vogël mund të shkaktoj zjarr fushor i cili po përhapet me intensitet shumë të lartë për shkak të thatësisë dhe bëhen dëme shumë të mëdha qoftë natyrore dhe të tokës”, tha në fund Gashi.
Njohësi i çështjeve emergjente Tahir Ahmeti për arbresh.info deklaroi se edhe në Kosovë me rritjen e temperaturave fillojnë të shfaqen problemet e zjarrit.
“Edhe tek ne, me fillimin e muajve të verës dhe temperaturave të larta fillojnë të shfaqen problemet me zjarret pyjore dhe fushore. Një pakujdesi e vogël, qoftë ajo edhe krejtësisht e paqëllimshme, mund të shkaktojë dëme të mëdha në pyje, në toka bujqësore dhe në ambientin në përgjithësi. Sigurisht, më e rëndësishmja për t’u kuptuar është rrezikimi i jetës së qytetarëve të Kosovës” tha Ahmeti.
Sipas tij institucionet duhet të bëjnë përgatitjet maksimale për parandalimin e zjarreve.
“Institucionet përgjegjëse qoftë nivelit qendror AME (Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave), qoftë drejtorit komunale të emergjencave, duhet bërë përgatitjet maksimale profesionale, ngritjen dhe vënien në gatishmëri të plote të gjitha resurseve humane dhe logjistike, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për parandalimin dhe pakësimin e këtyre zjarreve, si dhe në rast të zjarreve dëmet të jenë sa më minimale”, tha Ahmeti.
Ai shtoi se më e rëndësishmja dhe më primare është të mos rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.
Në Shqipëri ditëve të fundit janë shfaqur një numër i madh i zjarreve, kryesisht në Jug, e që po favorizohen nga moti.
Gjatë dy muajve të sezonit veror, Qershor-Korrik për shkak edhe të temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë rajonin e Evropës, në të gjithë Shqipërinë janë shfaqur 220 vatra zjarri në 42 bashki.
Zjarret të mëdha kanë vazhduar të përhapen nëpër Evropë, duke goditur sidomos Francën dhe Spanjën.
Zjarrfikësit në shumë vende ende po përpiqen t’i mbajnë nën kontroll zjarret, teksa Evropa po përjeton atë që meteorologët e kanë quajtur “apokalips të të nxehtit”.
Britania e Madhe theu një rekord për temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë.
Agjencia britanike e Meteorologjisë regjistroi një temperaturë të përkohshme prej 40.3 gradë Celsius në Coningsby në Anglinë lindore.
Ndërsa Franca shënoi temperaturën më të lartë në histori, 44.3 gradë Celsius./EjonaHyseni/arbresh.info/
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...
Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi, shkak mungesa e k...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
Raportohet se dy persona nga Podujeva janë arrestuar nga Ser...
Rasti i Xuxit me Kevinin, reagon nëna e këtij të fundit: Mar...