Google ADS

Kosova strehon gazetaren e nëntë ukrainase

06:56 | 24 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Në Kosovë ka mbërritur gazetarja e radhës ukrainase, Kateryna Bilobrova, si pjesë e programit “Journalists in Residence –Kosovo”.

Ajo në aeroport është mirëpritur nga Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi, Zyrtarja Ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari, përfaqësueses së Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës.

“Bilobrova është gazetarja e nëntë që strehohet në Kosovë në kuadër të programit JiR, i cili mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ky program është duke u zbatuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me ECPMF-në, përmes së cilit gazetarëve ukrainas u siguron pagë mujore, akomodim në banesë, kushte për punë, kurse të gjuhës dhe të integrimit, si dhe ndihmë psiko-sociale sipas nevojës”, njofton AGK-ja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme