Google ADS

Meta jep dekoratën e fundit si president i Shqipërisë

23:33 | 23 Korrik 2022
E.H

lir Meta ka dhënë dekoratën e tij të fundit si president.

Ai ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, shkrimtarin Dritëro Agolli, të cilin e quan poetin e përjetshëm të tokës, atdheut dhe dashurisë.

Në motivacionin e dekoratës Dritëro Agolli vlerësohet si personalitet i shquar i letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizëm si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin.

Në ceremoninë e rastit morën pjesë edhe figura të Partisë Socialiste.Klan News

Të ngjashme