Google ADS

“Cisternat greke vazhdojnë të transportojnë naftën ruse edhe gjatë luftës në Ukrainë”

21:32 | 23 Korrik 2022
Trina Galanxhi

Cisternat greke të naftës vazhdojnë të transportojnë naftën ruse, ndërsa lufta në Ukrainë ashpërsohet, sipas një raporti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti i Reporters United, një rrjet gazetarie investigative në Greqi, tha se midis 9 marsit dhe 30 qershorit, më shumë se 50 për qind e eksportit të naftës ruse u transportua me cisterna greke.

Lista e transportuesve grekë të përfshirë në biznesin fitimprurës përfshin pronarë të transmetuesve më të mëdhenj privatë të vendit, të cilët kanë kritikuar ashpër luftën e Rusisë në Ukrainë.

Raporti përsëriti se zyrtarët ukrainas, duke përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky dhe ambasadorin ukrainas në Greqi Sergei Sutenko, kanë denoncuar vazhdimisht rolin e cisternave greke në eksportimin e naftës ruse dhe i kanë kërkuar Greqisë që të ndalonte, por këto kërkesa nuk kanë pasur rezultate.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme