Google ADS

Meta takon Clarkun: Mirënjohës që i dha fund gjenocidit etnik në Kosovë e rajon

19:57 | 23 Korrik 2022
E.H

Presidenti në ikje i Shqipërisë, Ilir Meta, ka takuar ish-Komandantin Sprem të Forcave të NATO-s, Wesley Clark.

Meta u shpreh mirënjohës për kontributin e Clark për intervenimin e forcave të NATO-s në Kosovë gjatë luftës së fundit, që sipas tij i dha fund gjenocidit etnik në vend e rajon.

“Të lumtur që shohim më shumë NATO në Europë dhe në Ballkan”, është shprehur Meta.

Kujtojmë se në dy ditët e fundit, Meta qëndroi në Kosovë për vizitë lamtumirëse pasi edhe pak ditë i skadon mandati si president i Shqipërisë.

Gjatë vizitës së tij, ai u takua me krerët e politikës së Kosovës./arbresh.info/

Të ngjashme