Google ADS

Divjaka “pushtohet” nga francezët e holandezët

19:16 | 23 Korrik 2022
E.H

Divjaka në Shqipëri gjatë fundjavës është mbushur me turistë franceze dhe holandezë.

Grupet e tyre kanë destinacion vizitat në Parkun Kombëtar, shëtitjet me varka dhe pyllin me pisha.

Një turist francez shprehet se mikpritja shqiptare u ka pëlqyer dhe se çmimet krahasuar me shtetet e tjera evropiane janë më të lira.

Të paktën mbi 300 francezë më shumë se një vit më parë kanë prerë biletat e udhëtimit për të parë Divjakën.

Një tjetër turist nga Holanda pohon se ka ardhur posaçërisht për të vizituar Divjakën, pasi do të eksplorojë natyrën e egër.

Natyra e egër e Divjakës përveç të huajve vizitohet edhe nga emigrantët shqiptarë.

Shumë prej tyre e vizitojnë parkun për t’i treguar fëmijëve bukuritë e vendit të tyre.

Pritshmëritë e këtij sezoni turistik në Divjakë janë të mëdha sa i përket numrit të vizitorëve.

Ajo që të ofron kjo zonë është deti dhe pylli, të cilat janë ruajtur të paprekura duke mos rëne pre e ndërtimeve pa leje dhe shkatërrimeve nga periudha e tranzicionit./KlanNews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme