1158 të infektuar dhe dy viktima nga Covid-19 në Shqipëri

18:16 | 23 Korrik 2022
E.H

Ministria e Shëndetësis së Shqipërisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2730 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1158 qytetarë.

Të infektuarit janë në këto bashki: 480 në Tiranë, 73 në Durrës, nga 40 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 39 në Berat, 35 në Kamëz, 34 në Fier, 31 në Lushnje, 29 në Korçë, nga 23 qytetarë në Shkodër, Elbasan, 21 në Lezhë, 18 në Krujë, nga 15 qytetarë në Kavajë, Gjirokastër, nga 14 qytetarë në Dimal, Kuçovë, nga 13 qytetarë në Vorë, Divjakë, Mallakastër, nga 12 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 11 qytetarë në Dibër, Patos, Tepelenë, Belsh, nga 10 qytetarë në Skrapar, Gramsh, 9 në Shijak, nga 8 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Devoll, nga 7 qytetarë në Pukë, Pogradec, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Delvinë, 4 në Maliq, nga 3 qytetarë në Fushë Arrëz, Has, nga 1 qytetar në Kukës, Klos, Finiq, Libohovë, Përmet.

Janë 9,690 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë Shqipërinë.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 35 pacientë.

Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: një qytetare nga Berati 71 vjeçe, një qytetar nga Tirana 96 vjeç.

Janë shëruar 1195 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 290,710 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al

Të ngjashme