U paraqit si bija e prokurorit, Prokuroria në Prishtinë e demanton vajzën që u bë virale

15:14 | 23 Korrik 2022
L G

Prokuroria Themelore në Prishtinë është deklaruar lidhur me rastin e një vajze në Prishtinë, e cila është filmuar duke ofenduar një grua me fëmijë dhe e njëjta dëgjohej duke thënë se “e kam babin prokuror”.

Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj,  bëri të ditur se babai i vajzës me inicialet L.A nuk e ushtron detyrën e prokurorit në asnjë nga prokuroritë në nivel vendi.

“Ju njoftojme se pas veprimeve te ndermarra nga ana e Prokurorit te Shtetit dhe Policise se Kosoves, eshte verifikuar identiteti i vajzes ne video, V.A., ndersa, babai i saj L.A., i cili nuk ushtron detyren e Prokurorit te Shtetit ne asnjeren Prokurori ne nivel te Kosoves. Rasti do te vazhdoje te trajtohet tutje nga organet kompetente”, tha Ulaj.

Ndryshe, në videon e publikuar nga “JOQ Kosova“, vajza dëgjohet duke ofenduar kalimtaren dhe duke bërë gjeste të pahijshme.

“A po don ta thirri policinë a? Babain prokuror e kam”, dëgjohet duke thënë ajo./arbresh.info/

“E kam babin prokuror”, kosovarja për pak sa nuk shtyp kalimtaren, e kërcënon në mes të rrugës – Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme