UEFA ka zbuluar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e dy skuadrave kosovare në Ligën e Konferencës.
Në javën e ardhshme, Ballkani dhe Drita do të zhvillojnë ndeshjet e kthimit në raundit e dytë kualifikues të kësaj gare.
Kampioni në fuqi i Kosovës luan të martën e 26 korrikut, kundër La Fioritas.
Kjo ndeshje do të gjykohet nga katërshja suedeze; Adam Ladeback do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ai do të ndihmohet nga Daniel Yng dhe Niclas Ivarsson. Victor Wolf është caktuar në rolin e gjyqtarit të katërt.
Kujtojmë se ndeshja e parë ishte fituar me rezultatin 0:4 nga Ballkani.
Ndërkohë, Drita do të luajë dy ditë më vonë, më 28 korrik, kundër Antwerpit.
UEFA për këtë ndeshje ka caktuar gjyqtarët nga Holanda. Sander Van Der Eijk do të jetë kryesori, kurse Rens Bluemink dhe Dyon Fikkert ndihmësit e tij. Martinez Perez do të jetë gjyqtari i katërt.
Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras dhe pa gola.
Kujtojmë se të dy ndeshjet në fjalë do të zhvillohen në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”./Gazeta Express/
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie një profilë metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizre...