Djali i ish-Presidentit Bujar Nishani ka reaguar pas shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Berisha nga Britania e Madhe. Përmes një postimi në Facebook, Nishani shkruan se Berisha e ka fituar betejën me historinë pasi partia shtet ka kapur çdo institucion të varur dhe të pavarur.
Postimi i plotë:
Sali Berisha e ka fituar betejen e tij me historine!
Fleterrufeja e fundit me shume sesa nje sulm personal ndaj Sali Berishes eshte nje perpjekje, disi zhgenjyese, per te percare dhe dobesuar opoziten dhe per rrjedhoje demokracine ne Shqiperi. Opozita shqiptare ne 8 vitet e fundit po shkonte drejt asgjesimit. Rikthimi i Sali Berishes ne krye te saj eshte nje shkendije shprese jo vetem per ne demokratet, por per te gjithe ata shqiptare, te cilet duan te clirohen nga kthetrat e regjimit banditesk te Edi Rames.
Sot demokracia ne Shqiperi eshte me e dobet se kurre ne keto 30 vite. Sot partia shtet ka kapur cdo institucion te varur e te pavarur, ka ndryshuar kushtetuten me mandate te blera pa perfillur as edhe nje cast vullnetin e popullit, ka ndyshuar kodin zgjedhor dhe ne bashkepunim me krimin ka bere cdo gje per ta pamundesuar voten e lire dhe rotacionin e pushtetit.
Winston Churchill, titani i politikes britanike dhe asaj boterore thoshte:
“ Ne fund, dedikimi me i madh ndaj demokracise eshte njeriu i thjeshte, pa pushtet, i cili niset drejt kutive te votimit me nje laps ne dore e vendos nje kryq ne nje cope letre – asnje lloj thirrje apo retorike nuk do te ul kurre rendesine madhore te ketij akti.”
Prandaj dhe shqiptaret ne diten e votimit, nuk do te kete fleterrufe qe ti ndaloj te ushtrojne aktin primar te demokracise dhe te shporrin regjimin banditesk te Edi Rames!/Abcnews.al.
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...