Kryeministri në largim Boris Johnson ka vizituar trupat ukrainase që po trajnohen nga Britania e Madhe. Në një video të shpërndarë nga llogaria e tij zyrtare, kryeministri shihet me një veshje kamuflazhi dhe kufje taktike teksa provon një shumëllojshmëri armësh nën syrin vigjilent të komandantëve britanikë, sipas Daily Mail.
Vizita e tij erdhi vetëm disa ditë pasi ai ra dakord të jepte dorëheqjen pas një vale dorëheqjesh dhe skandalit të Chris Pincher, duke nxitur një betejë të hidhur për udhëheqjen konservatore.
“Këtë javë vizitova trupat ukrainase që stërviteshin nga Forcat e Armatosura Britanike në North Yorkshire. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar Ukrainën të vazhdojë të zmbrapsë agresionin rus,” tha Johnson./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...