Google ADS

Ndalohet për posedim të armës që iu gjet shokut në brez

12:53 | 23 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Një person është ndaluar sot në mëngjes në Ferizaj, për posedim të paautorizuar të një pistolete.

Kjo, derisa arma iu gjet në brez një personi tjetër që ishte me të.

Rasti, ndodhi rreth orës 04:00 në një lokal nate në fshatin Babush i Ri, në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, kur policia u informua se dy persona kanë në brez armë zjarri.

Pistoleta me një karikator edhe 7 fishekë u gjet tek personi me inicialet RR.S i moshës 38 vjeçare, por pas shoqërimit të të dyshuarve në stacion, ai deklaron se arma i përkiste personit tjetër që ishte bashkë me te, me inicialet D.R i moshës 30 vjeçare.

Ky i fundit, me vendim të Prokurorit u dërgua në mbajtje për 48 orë, ndërsa i dyshuari tjetër u liruar për procedurë të rregullt hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme