Mbi 9,200 raste aktive me COVID

08:14 | 23 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

ritja e rasteve me COVID në vend tani po përcillet me shkallë gati të njëjtë të shtrimeve në spital sikurse valën në fillim të këtij viti, saktësisht në muajin janar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, kur në janar kaluan 1,500 raste ditore të COVID-19, kishte mbi 90 pacientë të shtruar në spitale për trajtim nga COVID-19, duke arritur në 229 pacientë të shtrirë.

Aktualisht në spitalet janë 95 pacientë që po marrin trajtim spitalor për COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët ndihmë në përballimin e valës së re të COVID-19.

Në përditësimet e fundit të IKSHPK, ishin një i vdekur dhe 1,390 raste të reja me COVID. Ndërsa janë saktësisht 9,230 raste aktive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme