Ekonomistët po e theksojnë thirrjen e Albin Kurtit për të papunët në Kosovë si diçka të mirë, por vështirë të realizueshme shkruan arbresh.info.
Mustafë Kadriaj ka thënë se kjo thirrje e kryeministrit nuk mund të bëhet me buton dhe nuk mund të zgjedh kënd të punësojë.
“Punësimi nuk mund të bëhet me një buton apo thjeshtë të përzgjedh kënd të punësojë, punësimi është ai i cili vepron, oferta dhe kërkesa në këtë drejtim, dhe as në sektorin publik nuk mund të ndikojë, siç po pretendon t’i përcaktojë dhe është në kundërshtim me ekonominë e tregut”, tha ai.
Kadriaj vlerëson se nëse Kryeministri dëshiron të krijojë mundësi punësimi duhet që përmes investimeve qeveritare të hapen vende pune.
“Ky Kryeministër i pëlqen tregimet dhe përrallat dhe vlerëson që qytetarët e Kosovës t’i fusë në gjumë përmes këtyre tregimeve të bukura, por që nuk janë të realizueshme për faktin që nëse dëshiron të krijojë mundësi për punësim duhet që përmes investimeve qeveritare të hapen vende pune”, tha Kadriaj.
E, sipas ekonomistit Musa Limani, në shikim të parë duket se është një hap pozitiv, pasi që të punësohet një antarë i familjes do të jetë efekt i dyfishtë.
“Një, që do të zvogëlohet numri i papunësisë dhe, e dyta, do të zbutet situata sociale me të cilën po përballet popullata e Kosovës”, deklaroi ai.
Ndërsa ekonomisti Burim Berisha, thotë se kjo thirrje e Kryeministrit do të ishte e favorizueshme nëse kish me qenë afatgjate.
“Kjo thirrje nga Albin Kurti ish kon e favorizume nëse kish qenë afatgjate por kjo është vetëm për një periudhë të shkurtër”, komentoi ai.
Rikujtojmë se kryeministri, Albin Kurti, ka bërë thirrje që nga 18 korriku, të gjithë ata që janë të papunë dhe nuk kanë asnjë anëtarë të familjes të punësuar të lajmërohen në zyrat për punësim.
Përmes kësaj ai ka premtuar për të gjitha kompanitë që do t’i marrin subvencion prej 70% të pagës për çdo punëtorë. Të papunët shprehen të dëshpëruar ndërsa ekonomistet e shohin si të dështuar këtë ide./Fjolla Bajraktari/arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...