Familjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmanit, nuk po e lënë rehat as pas vrasjes së saj.
Nëna e të ndjerës një ditë më parë u kanos në rrjete sociale nga dikush që u paraqit si i akuzuari për vrasjen e vajzës së saj, Dardan Krivaqa.
I njëjti, raportohet se 43 vjeçaren tani e kërcënoi me vajzën tjetër, motrën e Marigonës.
Pos nënës, i njëjti profil tentoi të kontaktojë edhe me vetë motrat Osmani, derisa të njëjtat e bllokuan në rrjete sociale të dyshuarin, transmeton klan kosova.
Nga familja Osmani e kanë konfirmuar rastin e ndodhur, por nuk kanë pranuar të flasin me arsyetimin se po frikësohen se kërcënimet e tilla mund të shtohen.
Për rastin ka folur avokati i familjes, Gazmend Rexhepi.
Ai tregoi se për këto mesazhe e ka informuar nëna e Marigonës.
“Dje jam njoftuar nga Valdete Osmani, nana e të ndjerës Marigonës për disa sms, mesazhe përmes një rrjeti social, që janë edhe ofendues edhe kërcënues dhe unë e kom sugjeru me raportu rastin në polici”, ka thënë Rexhepi.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...