Google ADS

Në gjendje të dehur e rrahu një femër, arrestohet

09:32 | 22 Korrik 2022
Fjolla Bajraktari

Një person është arrestuar në Mitrovicë, pasiqë në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër, raporton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin  i dyshuari  është ndaluar për gjashtë orë deri në këndellje dhe pastaj është liruar në procedurë të rregull, shkruan arbresh.info.

“Mitrovicë 21.07.2022 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin  i dyshuari është ndaluar për gjashtë orë deri në këndellje dhe pastaj është liruar në procedurë të rregullt”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme