Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, njoftoi se ka vazhduar turneun e tij në Afrikë, teksa së fundmi ka vizituar Sudanin e Jugut me ftesë të Presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.
Deputeti opozitar tha se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të frytshme me presidentin Salva Kiir, me të cilin kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ndërmjet vendeve, shkruan arbresh.info.
Ish-presidenti i thuri lavde vendit më të ri në botë duke folur edhe për resurset që i ka.
“Sudani i Jugut është shteti më i ri në botë me 13 milion banor dhe resurse marramendese natyrore dhe ne ramë dakord që nuk ka asnje arsye mos te punojmë së bashku. Nga ana tjeter ne duhet të punojmë për krijimin e horizontit edhe me te gjere per Kosovën e cila ka nevojë për miq kudo qofshin ata”, shkroi ai në Facebook.
“Eshtë interes kombëtar që Kosova të zërë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare dhe të njihet nga bota në tërësi”, përfundoi Pacolli./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...