Kjo verë po thyen rekorde të deritanishme me temperatura më të larta në Evropë, vala e nxehtit dhe vapë e tmerrshme do të kaplojë disa qytete të Malit të Zi ku pritet të shkojnë mbi 44 gradë celsius.
Më nxehtë do të jetë në qytetin Danilovgrad sipas agjencisë së hidrometeorologji dhe sizmologji të Malit të Zi, ku për të premten priten temperaturë prej 44.4C.
Të shtunën, të dielën dhe të hënën atë qytet e pret vapë ferri me temperatura të pritshme deri më 43.8C.
Të hënën dhe të martën e javës së ardhshme temperaturat do të arrijnë 42 C dhe do të mbesin aty.
Në qytete tjera malazeze do të jetë diçka më “e këndshme” ku temperaturat do të jenë nën 40 gradë sipas institucioneve malaziase.
Instituti malazias i shëndetit publik ka dalë me këshilla të kujdesit për qytetarët gjatë kësaj vale nxehti./alsatm/
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...